Saturday, October 26, 2013

Qofte shtepie




Perberesit per 4 persona:
500 - 700gr mish i grire, 
1 qepe e grire ne rende, 
1 hudher e shtypur,
1 patate (e qeruar dhe pastruar) e grire ne rende,
2 veze, tule te 2 feta buke te thermuara imet (lagini paksa por kullojeni mire ujin).

Perziejini mire.

Shtoni kripe, piper te zi, majdanoz, koper, menderz (mente) te gjitha te prera holle. Perziejini mire.

Me mira do te ishte ta linit kete perzierje per disa ore te qete, qe shijet te fillojne dhe te shkrijne tek njera-tjetra; por behen te mira edhe kur gatuhen shpejt e shpejt...

Formoni me masen toptha apo peta te ciles madhesi t'ua doje qejfi. Rrotullohini ne miell dhe verini te skuqen ne nje tigan te madh me vaj ullirite nxehur mire deri sa te jene pjekur tejpertej.

Kombinoini me patatet.

No comments:

Post a Comment