Saturday, October 26, 2013

Tasqebab



Per 4-5 persona duhen:
- 500 g mish
- 2-3 kokrra qepe
- 4-5 luge gjelle me yndyre
- 1 luge gjelle me miell
- gjysem filxhan caji me vere
- 1 gjethe dafine
- gjysme luge gjelle me salce ose 2-3 kokrra domate mesatare
- 3-4 thelpinj hudhra
- kripe dhe pak spec i kuq

Pergatitja:
Tasqebapi zakonisht pregatitet me mish vici ose dashi. mishi tul pritet ne shirita te holle ne drejtimin e kundert te fijeve ose ne copa katrore. skuqet ne yndyre sebashku me qepet e prera fije-fije, derisa ti avulloje uji dhe te krijohet njw shtrese e kuqe. shtohet mielli, skuqet dhe pak, shuhet me vere, hidhet salce domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudra, kripe dhe uje deri sa te mbulohet mishi. Lihet te zihet ne zjarr te ngadalte, deri sa gjella te jete gati. tasqebapi shoqerohet me salcen e vet. sipas deshires mund te shoqerohet edhe me garniture perimesh, ne menyre te vcante shkon me pure patatesh ose patate te ziera.

No comments:

Post a Comment