Wednesday, October 16, 2013

"Kulac" (Receta e derguar nga Sajmira)


Perbersit:
400 gr miell i bardhe
Kripe 
200 gr kos
2 Luge te vogla sode
1 Luge gjelle gjalpe

Pergatitja:
Sitim miellin (edhe i amballazhuar te jete siteni) e vendosim ne enen ku do pergatitni brumin, shtojme soden e bukes duke e perzjere mire me miellin, shtojme kosin te holluar me 2 filxhane kafeje uje te vaket, shtojme kripen, gjalpin e shkrire ne temperature dhome, i punojme te gjitha bashe 8 - 10 minuta (Brumi duhet te dale jo shum i bute).

E leme kulacin 30 minuta ne tepsi te shlodhet, e lyejme me te verdhen e vezes nga siper dhe e cpojme me piru ne disa vende.
Parangrohim furen ne 170 gr C per 45-50 minuta. Ju befte mire 
P.s Eshte super me fasulet gjate dimrit.

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment