- Perberesit per koren :
9 te bardha te vezeve
1 vanilje sheqer
¾ luge nga lengu i limonit
1 filxjan sheqer+ 2 luge te medha
4 luge miell per embelsira
1 luge pluhur sheqer
Per kremin ose mbushjen:
300 gr pana ose krem paste
4 luge pluhur sheqer
1 luge te vogel Vanilje
200 gr luleshtrydhe te grira ne copa te vogla
100 gr lajthija te grira!
>
Pergatitja:
Hedhim vezet e bardha ne nje ene te madhe dhe i leme per 30 min ne temperaturen e dhomes! Pergatisim tepsine e lyejme me gjalp dhe e sperkasim me pak miell per te mos u ngjitur masa e pergatitur,ndezim soben elektrike dhe e lejme te nxehet ne temperaturen 200 *C.
Marrim te bardhat e vezes hedhim edhe vaniljen dhe i tundim ne mikser derisa te behet masa e dendur ,shtojem lengun e limonit dhe sheqerin dhe perseri i tundim ne mikser pastaj hedhim dhe miellin dhe ne perfundim kur ta shikojme qe masa eshte e pergatitur e hedhim ne tepsi dhe e pjekim per 15-20 min derisa koreja te marri ngjyre!!!
Ne nje ene tjeter hedhim krem pasten ose pana dhe e tundim ne mikser hedhim pluhur sheqerin dhe vaniljen kur masa te jete tundur mire hedhim luleshtrydhet e grira dhe lajthijat e lem per 20 min ne frigorifer pastaj lyejme koren me kremin e pergaditur dhe e bejme rolat nga siper mund ta zbukurojme me fruta ose me cokollate!!!! Ju befte mire
Ps. Ne vend te luleshtrydheve mund te perdorni edhe banane
E falenderoj Ninen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
Monday, October 14, 2013
Role me luleshtrydhe (Receta nga Nina)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment