Friday, October 11, 2013

Sallate festash (Receta e derguar nga: Marina)



Perberesit:
500 gr laker e bardhe e grire holle , 
2 karrota te grira trashe ne rende , 
1 molle jeshile e tharte e grire ose e prere zhulien, 
1 filxhan caji miser i zier, 
1 filxhan arra te prera trashe , 
1-2 fije celery ( nese nuk e gjeni ose nuk ju pelqen mos e perdorni ) 
1 filxhan shege e qerruar. 

Per salcen:
1 luge mustarde normale ( Jo e embel , jo pikante ) 

3 luge majoneze 
250 gr kos i kulluar 
1 luge uthull

Pergatitja:
Vendosim ne kullese te bollshme e trazojme te gjithe perberesit me perjashtim te sheges.

Pergatisim salcen duke trazuar mustarden majonezen kosin dhe uthullen dhe e hedhim mbi sallate ( ne kullese ) dhe e perziejme te mbuloje sallaten .

E leme disa minuta te kulloje teprica e pastaj e vendosim ne nje piatele te sheshte dhe hedhim siper shegen e qerruar.

Eshte e thjeshte e shishme e bukur ...

E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment