Perbersit (per nje dreke me shume persona)
1 peshk laks 3kg
1kg qep
1kg domate
1 tuf majdanoz
1 kokerr hurdher mesatare
vaj ulliri
gjysem limoni
Pergatitja:
Pasi e kemi prere peshkun e vendosim ne nje tave, e kriposim mire, i hedhim pak vaj ulliri dhe i shtrydhim gjysem limoni, me pas e fusim ne furre per 15min, me pas marim qepet dhe i grijme imet, i hedhim ne nje tenxhere, u hedhim vaj ulliri sipas deshires, i trazojme mire ne temperature te vogel sa te treten me pas u shtojme domatet e grira ne mikser, i trazojme mire, i leme pak sa te pijne lengun e domates, i shtojme majdanozin dhe hurdhrat e gira, pak piper dhe pak kripe, i trazojme mire dhe i hedhim nje filxhan nga uji qe ka leshuar peshku, i leme te marin vale per 5 minuta me pas gjellen ja hedhim peshkut siper dhe e fusim taven ne furre per 15 minuta ne 180 grade. Ju befte mire
E falenderoj Sjoraden Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment