Marrim 2 gota uji me qumesht dhe 1 gote yndyre ne nje tenxhere ( gjysem gote gjalp dhe gjysem gote vaj) i veme ne zjarr.
Sa bien vale, e heqim nga zjarri dhe direkt i hedhim miell per embelsire duke e perzier shpejt!
Miellin ia hedhim me sy, brumi duhet te dal si brume per hallve, kur te shkeputet nga luga e drurit eshte fiks!
E hedhim ne tepsi dhe e leme te ftohet pak, i shtojme brumit 3 te kuqa veze dhe e perziejme me duar!
E shtrijme brumin ne tave, e presim ne kallepe, si bakllavane dhe e pjekim ne 180° deri sa te marr ngjyre te bukur pjekjeje!
E heqim nga furra dhe i hedhim sherbetin shume te nxehte. Pergatitja e sherbetit 1 gote e gjysem uje dhe 2 gota sheqer.
E falenderoj Greten! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment