Tuesday, October 1, 2013

Perime te Ziera (Receta e derguar nga Flavja Maca)



Perberesit:
1 Patate
3 karrota
1\2 Brokoli
1\2 Lulelaker
Vaji ulliri
Uthull
Krip


Pergatitja:
Fillimisht I lajme perimet me uje te bollshem, brokolin dhe lulelakren I leme nga 10 minuta ne uje te ftohte per ti lare sa me mire…Me pas vendosim dy tava me uji ne zjarr te mesem, perdorim dy tava pasi patatja dhe karrotat do te zihen veq, po ashtu edhe brokoli dhe lulelakra veq, behet ne kete menyre sepse keto perime kerkojne kohe te ndryshme per tu zier. Pasi te valoje uji ne njeren tave fusim pataten dhe karrotat te paqeruara dhe I lejme te ziejne. Marrim gjysmen e brokolit dhe gjysmen e lulelakres dhe I kepusim ne dege te vogla, I fusim ne taven tjeter pasi uji te kete valuar. I lejme te ziejne per disa minuta duke I provuar here pas here me piru, nese piruni ngulet lehte ne perime atehere ato jane zier. I nxirrni nga uji, I kulloni, dhe I lini te ftohen, me pas I qeroni pataten dhe karrotat me kujdes pa I prishur, I pret ne pjese me te vogla, I vendos ne nje pjate ose tas sebashku me brokolin dhe lulelakren, ju hedh pak vaji, pak kripe, pak uthull dhe jane gati per ngrenje. 


Kjo eshte nje pjate shum e thjeshte, teper e shendetshme, sidomos per personat qe jane ne diete, vegjetarianet, grate shtatzena apo te semuret, ka shum vitamina, pergatitet lehte dhe pa shum shpenzime. Ju befte mire! 

No comments:

Post a Comment