Wednesday, October 30, 2013

Torta Arte (Receta nga Alma Dudi Palokaj)


Perberesit per brumin: 
250 gr miell per torta .
1 luge kafe me sode buke ose 1 buste Lievito .
50 gr niseshte ,
150 gr sheqer, 
3 veze, 
100 gr gjalpe, 
esence limoni. 

Perberesit per kremin: 
500 gr mascarpone, 
karramele te buta (sipas deshires) 
ngjyre per ushqime,
500 gr panna montata (shllag) 

Pregatisim pandispanjen:
Tundim te kuqet e vezeve me sheqerin shtojme me rradhe miellin, niseshten ,lieviton, gjalpin dhe ne fund te bardhat e vezeve te tundura dhe esencen e limonit. Brumin e hedhim ne tepsi dhe e pjekim ne furre me 180grade per 35 min. Kur te ftohet e presim ne tre disqe. 

Pregatisim kremin: 
Mascarponen e perziejme me sheqer dhe ngjyren sipas deshires. Une i kam ba kremin bojqielli per tu futur ne mes te tortes dhe panna montata me ngjyre te roze. Marrim kremin me mascarpone dhe e shtrojme ne mes te pandispanja. Sipas shtresave. Siper shtreses se fundit i hedhim panen e montuar dhe i hedhim siper karramelet e prera si ne foto. Karramelet e tjera i vendosim anash per dekorim. E vendosim ne frigorifer per tre ore ose tek ngrica nje ore. Ju befte mire :)

E falenderoj Almen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

1 comment: