Wednesday, October 30, 2013

Rolo me presh dhe mish te grire (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)


Perbersit per petat:
750 gr miell, 
1/2 luge kafe maja,
1/2 filxhani kafe vaj dhe uje sa te mari,

Per mbushjen:
4 prase te grire, 
400 gr mish te grire,
4 luge gjelle vaj, 
1 filxhan kafe galete (buke e thekur e grire imet ne blender),
1 filxhan kafe qumesht,
2 veze,
1 filxhan djath i coptuar me dore,
2 lug gjelle majdanoz i grire imet,
kripe, piper, dhe vaj per petat

Pergatitja:
Vendosim miellin ne tas hedhim majane e perzijme me pas shtojme kripen, vajin dhe ujin dhe vazhdojme e bejme brum deri sa te mos na ngjiten duart e lejme brumin 30 minuta.

Pergatisim gjellen:
Ne nje tigan te thelle hedhim prasin me gjys filxhani uje dhe e leme per pak as te thithi ujin. Shtojme vajin dhe e leme 5 min. Me pas hedhim kimane e perzijme mire e mire i lejme 10min,pastaj hedhim qumshtin, galeten i lejme te zihen ne zjarr te avashet 5 me 6 min e rregullojme me kripe dhe piper.heqim nga soba e lejme te ftohet pak dhe i hedhim djathin dhe vezet ne fund majdanozin. I perzijme mire e mire.

Brumin e ndajme ne 6 pjese. Marim njeren e hapim pete i hedhim pak vaj dhe hedhim gjelle ne krye te petes e mbledhim peten ne forme roloje.keshtu bejme me te gjitha,ne fund hedhim vaj siper dhe e pjekim per 30 minuta ne 180 grade. Ju befte mire 

E falenderoj Elen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment