Wednesday, October 9, 2013

Torte me biskota, bajame dhe krem portokalli (Receta e derguar nga Sajmira)


Perberesit: 1 e 1/2 paketa me biskota (Biskota katrore) 3 e 1/2 filxhane caji qumesht i fresket. 3 e 1/2 filxhane caji me portokallate (pije me gaz, si fanta , melina etj... mund te perdorni dhe leng portokalli por gjysem uje e gjysem leng portokalli)
6 luge supe sheqer. 250 gr bajame te pastruara dhe te pjekura e te grira. Pak konjak ose liker mbas deshires per te zbutur pak biskotat.
Pergatitja: Ne nje tenxhere vendosim qumeshtin nje pako me buding ,sheqer dhe pak vanilje e trazojme deri sa te na ntrashet kremi .(Ne zjarr te avashet qe mos te na ngjitet)
Ne nje tenxhere tjeter vendosim portokallaten sheqer, budingun, i trazojme deri sa te behet krem.
Ne nje tepsi "pireks " shtrojme kremi e portokallit ,siper nje shtrese me bajame me pas nje shtrese me biskota qe i kemi mbytur ne konjak ose liker (Nese nuk ju pelqejne thjesht mund ti mbytni ne sherbet me arome vanilje ).
Ne vazhdim shtrojme nje shtrese me kremin e qumeshtit ,prap shtrese me biskota , bajame , kremin e qumeshtit , shtrojme prap biskota dhe e mbyllim me nje shtrese krem portokalli ... ne siperfaqe shtypni biskota dhe bajame dhe zbukurojeni . Ju befte mire :)
E falenderoj Sajmiren :) Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment