Per pandispanjen na duhen.
150 gr sheqer.
150 gr miell.
5 veze
30 gr kakao.
Per sherbetin na duhen.
200 gr sheqer.
200 ml uje.
50 ml konjak.
Per kremin na duhen .
600 gr cokollate
500 gr krem qumeshti. (per embelsira)
250 gr qumesht
Pergatitim pandispanjen:
Rahim vezet me sheqerin deri sa te shkumohen,,,,, shtojme miellin dhe kakaon pak nga pak duke trazuar.
Hedhim masen ne tepsi dhe e pjekim ne 170 grC per 30 minuta.
Mbas pjekjes e leme te ftohet mire dhe e presim ne 3 pjese te barabarta.
Sherbetin.
Zjejme sheqerin per 3-4 minuta, sapo te ftohet shtojme konjakun.
Kremin:
Coptojme cokollaten .
Ziejme qumeshtin dhe e hedhim siper cokollates, e trazojme qe te shkrije, shtojme kremin e quemeshti, i rahim deri sa te mpikset kremi, e vendosim per 1 ore ne frigorifer.
Pergatitja e tortes:
Nje pjese te pandispanjes e shtrojme ne pjate qe do beni torten, sperkatim me furce gatimesh sherbetin.
shtrojme na siper 1/3 e kremit , me radhe shtrojme dhe pjesen e dyte te pandispanjit.
Ne te njejten menyre bejme dhe pjeset e tjera. Nje pjese te kremit e mbajme per te zbukurar torten sipas deshires. Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment