Sunday, October 20, 2013

Torte me lulushtrydhe (dredheza) (Receta nga Emirjona Caka)



Perberesit :
6 kokrra veze
12 luge sheqer
12 luge miell
2 vanilje
1 luge kafe me sode
1 gjelatine me shije luleshtrylleje
200 ml qumesht
100 ml uje
Luleshtrylle (dredheza)
Arre kokosi

Pergatitja :
Marrim 6 kokrra veze dhe i trazojme me mikser per rreth 15-20min, i shtojme 12 luge sheqer dhe 12 luge miell, i trazojme te gjitha bashke duke i shtuar soden (te cilen e shkrijne me 1 tape uthull). E shtrojme ne tepsi dhe e pjekim per rreth 30 min.

Nderkohe ne nje tenxhere hedhim 200 ml qumesht dhe 2 valilje duke I trazuar veme re se masa trashet derisa merr nje mase homogjene. Te njejten gje bejme edhe ne nje ene tjeter te cilen e mbushim me 100 ml uje, dhe 1 xhelatine me shije luleshtrylleje.

Marrim pandispanjen dhe e presim perms, i hedhim persiper masen me qumesht, e shtrojme dhe i hedhim luleshtryllet, siper saj i hedhim masen me gjelatine per ta bere sa me homogjene. Nderkohe per dekorim i hedhim arre kokosi. Ju befte mire 

E falenderoj Emirjonen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment