Nevoiten:
8 vezë
8 lug sheqer
8 lug miell
1/2 pako adetiv për brum
250 ml qumsht
250 gr sheqer
125gr gjalp
100gr qokollat për gatim
150 gr arra te grira
150 gr biskota te grira
2 pako krem pana 250 ml qumsht
Pergaditja:
Ne ene te thell i thyejm vezet dhe i rrahim me mikser. Shtojm 8 lug sheqer.Pasi shkrihet sheqeri shtojm adetivin per brum se bashku me 8 lug miell dhe i perziej deri sa te bashkohet masa.
Ne tave shtrojme nje leter. Brumin per pandispanje e hedhim ne tave.Taven e veme ne furr pjekim 20 min ne temperatur prej 200 grad. Nderkoh e pergadisim kremin. Ne tenxhere hedhim 250ml qumsht dhe 250mg sheqer. Pastaj ne tenxhere shtojm gjalpin ,thyejm qokollaten pasi te jen shkrir qokollata dhe gjalpi, tenxheren hjekim nga zjarri.
Ne tenxhere i shtojm arat e grira dhe biskotat e grira.
Pandispanjen e pjekur e presim ne 15 shirita te njejta.
Ne derrasen per prerje rendisim 5 shirita pandispanje, ne mes te shiritave i shtojm kremin e pergatitur me par ,siper kremit i rendisim 4 shirita i lyejm me krem .
Siper kremit i shtojm 3 shirita ,edbe ato i lyejm me krem. Siper rendisim 2 shirita i lyjm me krem dhe ne fund e vem shiritin e 1, edhe ate e lyejm me krem .
Ne enen per perzierje e hedhim qumshtin e mbetur dhe pluhrin per krem pana ,i rrahim me mikser deri sa te fiton dendesin e duhur.
Me ndihmen e shirindut te kuzhines torten e mbulojm me krem pana , siper hedhim pluhur qokollate.
Zbukurimin e perfundojme me cokollate te shkrire. JU BËFTË MIRE.
E falenderoj Nazmien! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment