Perberesit:
200ml vaj,
120ml leng portokalli,
200gr sheqer,
1/2filxhan kafeje konjak,
2luge kafe baking powder (pluhur fryres),
1/2 luge kafe sode,
1luge kafe kanelle,
600gr miell,
susam.
Pergatitja:
Me tel kuzhine perzijme vajin, lengun e portokallit, sheqerin dhe konjakun ne nje tas mire e mire. Ne nje tas tjeter perzijme te gjithe perberesit e tjere pervec susamit,me luge. I bashkojme te dy tasat dhe i perzijme mire nese duhet miell shtojme dhe pak brumi duhet te jete i bute. Me pas i japim format, i lagim pak me uje dhe i kalojme ne susam, i vendosim ne tepsi ku kemi vene leter pjekjeje dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180grade per 20 minuta. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment