Perberesit per brumin:
500 gr miell ,
uje sa te jete mjaftushem per nje brum jo shume te forte ,
pak kripe ,
2 luge gjelle vaj.
Per mbushjen:
3 kremvice ,
300 gr kerpudha ,
1 djath pice ,
Pergatitja:
Bejme fillimisht brumin dhe e mbulojme me nje peshqir kuzhine , e leme te pushoje pak ,me pas grijme ne copa kremvicet ,djathin e picave dhe kerpudhat e gatshme ose nese jane te fresketa i skuqim me pak vaj ulliri , kripe dhe piper. Hapim petet 3 e nga 3 duke i lyer me niseshte, shtrojme gjysmat, duke i hedhur vaj ne çdo pete , hedhim mbushjen , me pas gjysmat e tjera, i hedhim vaj ,dhe e fusim te piqet ne 220° per 30 mint . Ju befte mire
No comments:
Post a Comment