Tuesday, November 26, 2013

Byrek me presh dhe djath te bardhe. (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit per gjellen:
4-5 presh,
3 qepe te njoma,
2-domate,
200gr djath te bardhe ose gjize.

Pergatitja:
Grijme qepet dhe preshte dhe i vejme te skuqen me nje filxhan kafe vaj,i skuqim mire gjer sa te zbuten,me pas shtojme domatet dhe nje gote uje dhe i lejme te ziejne mire.Kur te jete gati i hedhim erza sipas deshires majdanoz,rigon,piper etj.E lejme te ftohet me pas i shtojme djathin.Per brumin duhen;500gr miell,2-luge vaj,2 luge uthull,dhe uje sa te mari.Zejme brumin ,eshte gati kur nuk ngjite me neper duar ,me pas e ndajme ne dy pjese te barabarta.Marim pjesen e pare dhe e ndajme ne 5-6 topa te vogla,cdo top e hapim ne madhesine e nje pjate te vogel,i lyejme te gjitha me niseshte dhe i vendosim njera mbi tjetren dhe e hapim ne nje pete te vetme.E shtrojme mbi tepsi hedhim gjellen nga lart hapim peten tjeter ne te njejten menyre si vepruam te e pare ,e presim e sperkasim me pak uje dhe epjekim ne 200 gr per 30-40 min.Ju behte mire

No comments:

Post a Comment