Tuesday, November 5, 2013

Fasule. (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)


Perberesit:
400gr fasule,
1 kokerr qepe,
2 karrota,
2 speca,
2 lug gjelle me salce domateje, 
lengun e gjysem kokrre limoni,
kripe,piper,majdanoz.

Pergatitja:
Nje nate para leme fasulet me uje, te nesermen i veme te zihen ujin e pare ja derdhim, dhe i leme te zihen, nderkohe pergatisim salcen. Ne tigan skuqim qepen sa te mari pak ngjyre shtojme karotat, specat te prere, i skuqim per pak minuta dhe hedhim lengun e limonit dhe salcen, i perzijme pas pak i shtojme pak uje, i leme 5 minuta, me pas i hedhim tek fasulet e rregullojme me kripe e piper, nga fund i shtojme dhe majdanozin. Kur te zbuten fasulet jane gati  Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment