Thursday, November 28, 2013

Gurabije speciale (Receta e derguar nga Sajmira)


750 gr mjell. 500 gr gjalpe lope. 4 te verdha veze. 1/2 filxhan konjak. 1 pjate kafeje me sheqer. 2 filxhane caji bajame te thermuara ose arra. 500 gr sheqer pluher. 2 vanilje.
Pergatitja:
Rrahim gjalpin me sheqerin per 10 minuta. Ne nje ene pjekim arrat ose bajamet . Ne miksin ku rrahem sheqerin me gjalpin shtojme te verdhat e vezeve nje nga nje ,shtojme konjakun ,vazhdojme ti rrahim, shtojme mjellin pak nga pak duke rahur duke hedhur. Punojme brumin me dore sa te mos na ngjitet ne duar atehere eshte gati.Shtojme dhe arrat ose bajamet. Shtrojme ne tepsi leter fure , ndajme brrumin ne pjese te vogla , ju japim formen e gjysmes te henes,pjekim ne 180 gr C per 25 minuta .Ka te beje dhe cfare trashesie kane kurabiet. Sitim sheqer pluherin bashke me vaniljet sapo te piaen kurabiet i mbytim ne sheqer pluher mire e mire dhe i vendosim ne nje pjatele , sheqerin e mbetur nga mbytja ju a hedhim nga siper . Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment