Saturday, November 2, 2013

Μilfeik cokollatas (Receta e derguar nga Sajmira)


500 gr pete sfoliate
Per kremin:
700 gr qumesht te fresket 300 gr krem qumeshti 2 veze 6 te verdha veze 160 gr sheqer 80 gr Buding (Ose korn flaur) 160 gr cokollate
"Kakao- sheqer pluhur per zbukurimin"

Pergatitja:
Ne nje tenxhere te thelle shtojme qumeshtin me kremin e qumeshtit, i vendosim ne zjarr te avashet te zjejne, perzjejme sheqerin me budingun, e hedhim brenda duke trazuar, shtojme dhe vezet te rahura pak ne pjate me pare, duke trazuar qe mos na priten. E leme te zjeje deri sa te behet krem.
Sapo te behet si krem e zbresim nga zjari shtojme cokollaten te coptuar,vendosim kremin ne nje tas te paster e mbulojme me picete dhe e vendosim ne frigorifer.
Ndajme peten e sfoliates ne 3 pjese te barabarta (Peten e sfoliates e kemi pjekur me pare ne 160 grC per 20 minuta, sa te mare ngjyre te kuqerremte)
Marim kremin ne frigorifer e trazojme mire, shtrojme nje pjese pet sfoliate nje shtrese kerem e keshtu me radhe deri sa ti bejme te treja shtresat, ne fund sperkatim me sheqer pluhur dhe kakao. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment