Saturday, November 2, 2013

Recel (gliko) me karrota (Receta e derguar nga Sajmira)


1 kl karrota te pastruara.
1 kl sheqer 
1 lit uje.
2 bust me vanilje.
10-15 kokra karafilka.
150 - 200 gr bajame te pastruara nga lekura.
1 limon.
Procedura:Presim bajamet me dy ose ne tre pjese, marim karrotat i pastrojme mire ,i lajme me uje te bollshem.
Grijme karrotat ne rende ...i vendosim ne nje tenxhere te madhe mbushim me uje deri ne mes ,,, shtojme karrotat e grira i leme te zjejne 12 minuta. I kullojme ujin qe i zjevem , (duhet ti kulloni shum mire mos mbeten lengje) Pergatitim sherbetin: Ne nje tenxhere shtojme sheqerin .ujin , vaniljet, karafilkat , ....i leme te zjejne mbas 25 minutave shtojme lengun e limonit, 10 minuta me vone shtojme dhe karrotat .. i leme te zjejne 15 minuta akoma ,shtojme dhe bajamet per 2-3 minuta akoma. Mbyllim zjarin dhe leme glikone te ftohet.
Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment