Saturday, November 2, 2013

Qofte me salce birre (Receta e derguar nga Sajmira)


400 gr mish i grire. 4 feta buke. 1 e 1/ 2 filxhan caji birre. 6 luge supe qepe te grira holle. 2 thelpinj hudhre. 1/2 filxhan dajthe te grire "kackavall" 4 luge majdanoz te grire. 2 luge supe erza te grira mbas deshires. (te fresketa)
1 luge gjalpe. 2 luge sheqer. 2 luge uthull Kripe-piper.

Pergatitja:
Zbutim buken me 1/2 te birres , shtojme ne nje tas mishin e grire ,majdanozin, kackavallin, erzat e fresketa, gjysmat e qepve te grira, hudhrat dhe buken e shtrydhur nga uji , kripen e piperin, i punojme me dore te bashkohet masa.
Vendosni ne tepsi leter fure shtroni qoftet ne tepsi dhe piqini ne 200 gr C per 10 minuta .
Ne tigan skuqim gjysmen e qepes, me gjalpin dhe pak udher e shuajme me uthull,shtojme sheqerin dhe biren qe na mbeti (Dmth 1 filxhan)
Ziejme salcen per 15 minuta me pas hstojme dhe qoftet brenda e zjejme akoma 7-10 minuta dhe jane gati :)

No comments:

Post a Comment