Saturday, November 16, 2013

Sufle me makarona (Receta e derguar nga Sajmira)


500 gr makarona.(Fijongo) 200 gr mish pe pule. Djathra (cfare ju gjenden ne moment ne frigorifer) te grire.
Beshameli: 3 luge miell 500 ml qumesht 3 veze 1 luge gjalpe

Pergatitja:
Ne tenxhere te bollshme zjejme gjoksin e pules sapo te zbutet e heqim menjane, ne te njejten tenxhere shtojme akoma uje sapo te mare vale shtojme kripe, dhe makaronat. Ziejme 3 minuta me pak se c' thote pako (eshte 7 minuta ne i zjeme 4 minuta) Marim nje tave ose pireks shtojme makaronat mishin e pules te coptuar ne pjese te vogla. Pergatitim beshamelin, vendosim qumeshtin ne tenxhere, ne nje tas rrahim 100 ml nga qumeshti me vezet dhe mjellin, gjalpin , i shtojme pak nga pak ne tenxhere duke trazuar besamelin sapo te ntrashet eshte gati . Shtrojme besamelin sipermakaronave , djathrat , sperkatim me pak gjalpe dhe e vendosim ne furre ne 180 gr sa te skuqet nga siper.

No comments:

Post a Comment