Wednesday, December 18, 2013

Byrek me spinaq dhe pete te pjekura (Receta e derguar nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
500 gr miell ,
uje sa te jete mjaftuheshem per nje brume te bute ,
2 luge vaj ulliri ,
kripe ,
500 gr spinaq ,
3 luge vaj ulliri ,
kripe ,
sipas deshires mund te hedhim djathe te bardhe ose gjize. 

Pergatitja: 
Bejme brumin, e leme te pushoje ,me pas grijm spinaqin , e shtypim me dore, i hedhim kripe, vaj ,dhe sipas deshires gjize ose djathe te bardhe ,hapim 6 petet e para, i pjekim nje e nga nje ,ose pet te pjekura te gateshme ,me pas hapim 6 pete te tjera nga dy ose tre ,i vendosim ne fund te tepsise, i sperkasim me vaj ,veme 3 pete te pjekura te regjura ne qumesht ,hedhim spinaqin ,perseri petet e pjekura te regjur ne qumesht ,hedhim vaj, veme petet e mbetura ,i hedhim vaj siper ,e fusim te piqet ne furre te nxehur 220° per 30 mint ,kur te piqet siper i hedhim qumesht , e leme ne furre deri sa te zbutet . Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment