Perberesit 200 gr (ose 2 gota uji) niseshte,
100 gr miell (ose 1 gote uji)
150 gr sheqer (ose 1 gote uji)
tre veze ,
120 gr gjalpe,
vanilje dhe 1 buste pluhur fryres (ose peciv, backing soda ,lievito per dolci, back pulver)
30 ml qumesht.
Perberesit per kremin brenda tortes jane:
200 ml pana montata (ose shllag per torta)
2 luge gjelle nutella
Per kremin siper perberesit jane:
400 ml qumesht,
100 gr sheqer,
vanilje (1 buste) (buste eshte paketim i vogel)
50 gr niseshte ,
50 gr cokollate te zeze,
6 veze (te kuqet e vezeve)
Pergatitja:
Marrim vezet dhe ndajme te kuqet nga te bardhat. Te kuqet i tundim me sheqerin, dhe gjalpin. Shtojme me rradhe perberesit e tjere. Miellin, niseshten, qumeshtin dhe vaniljen (1 buste) pluhurin fryres (1 buste). Tundim te bardhat e vezeve si bore dhe ja shtojme brumit. Ne nje tepsi te lyer me gjalpe hedhim brumin dhe e pjekim ne furre me 150 grade per 40 min. nderkohe pregatisim kremin per siper . Vendosim ne zjarr qumeshtin me vanilje . Kur te jete nxeh i hedhim niseshten dhe e perziejme deri sa te trashet lengu. E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet pak . I hedhim te kuqet e vezeve nje nga nje dhe sheqerin dhe e perziejme perseri siper zjarrit derisa te formohet kremi i verdhe. E heqim nga zjarri kremin dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta . Tek njera hedhim cokollaten e zeze (fondente apo te shkrire) dhe e perziejme.
Per kremin brenda tundim panen dhe i shtojme dy luge me nutella (sipas deshires) . Kur keku ( pandispanja ) te jete pjekur dhe ftohur i hedhim kremin me nutella brenda dhe e dekorojme siper me dy tipet e kremerave te tjere( vanilje e cokollate) per kete nevojitet ( sakaposhe) (ose siq e quajne ne Itali tasca per pasticciere). Vendoseni torten ne frigorifer deri ne momentin qe serviret (5 minuta me pare nxirreni nga frigoriferi).
No comments:
Post a Comment