Saturday, December 28, 2013

Makarona karbonara. (Receta nga Erjona Balla)


Perberesit:
300 gr makarona
300 gr sallam
300 gr djath parmixhan
1 limon
3 vez
kripe
piper i zi
vaj ulliri

Pergatitja:
Vejme ne tenxhere makaronat per te zier dhe ujit i shtojme lengun e nje limoni. Nderkohe ne tigan skuqim sallamin me vaj ulliri.

Ne nje tas rrahim vezet per 5-8 min dhe me pas shtojme djathin.

Makaronat i lem pak te forta(al dente).

Pasi kemi kulluar makaronat shtojme sallamin e skuqur dhe me pas vezet dhe djathin,lekuren e 1 limoni dhe i trazojme shpejte dhe i lem ne tenxhere per 3 minuta me kapak dhe me pas i servirim.

No comments:

Post a Comment