Sunday, December 29, 2013

Melomakarona (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit: 
8 filxh caji miell,
1-filxh sheqer,
1-filxh vaj ulliri,
1-filxh leng portokalli,
5 luge mjalte,
1-luge te vogel sode,
1 luge kanele,
1 luge karaifil,
lekuren e nje portokalli,.

Per sherbetin: 
4 filxh uje,
3 filxh sheqer,
1-filxh mjalte.

Per servirjen:
1-filxh arra te bluara,
2 luge mjalte

Pergatitja:
Ndezim furren ne 180 gr. Ne nje tas hedhim vajin, lengun e portokallit, lekuren e portokallit, soden, kanellen, karaifilin, sheqerin, mjaltin dhe i perziejme mire me tel kuzhine gjer sa te shkrihet sheqeri. Me pas hedhim miellin pak nga pak duke punuar brumin. Brumi duhet te jete i bute. E ndajme ne topa te vegjel i jappim formen si ne foto me lart ne cep e bejme ne anen e rendes i vejme ne tepsi ku kemi vendosur leter pjekese dhe i pjekim ne furren qe e kemi ndezur me pare per 15-20 min.Vejme te gjith perberesit e sherbetit te ziejne per 6 min nga momenti qe mer vale.Me pas heqim melomakaronat nga furra dhe i hedhim ne sherbet i kthejme nga njera ane ne tjetren per 2-3 min . I vendosim ne pjatele nga lart i hedhim mjalitin me pas arrat. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment