Sunday, December 29, 2013

Gurabie me arra e me sheqer pluhur (Receta nga Chef Nino)


Perberesit:
3 ½ gota uji me miell 
250 gr gjalp (βιταμ) që lexohet vitam
1 ½ gote uji me sheqer pluhur 
2 te kuq veze 
3 luge kafeje me backin powder {ose 2 lug kafeje sode }
200 gr arra te grira 
1 luge kafeje konjak 
1 lug supe me miell misri

Pregatitja:
Ne nje ene hedhim te gjithe perberesit e mesiperm dhe i perziejme mire e mire, Ne tepsi shtrojme nje leter pjekje dhe ngrohim furren ne 200 grade. Marrim pak brume dhe i japim formen qe deshirojme [rrumbullake ose gjysemhene ]

I vendosim rresht ne tepsi,

Piqen ne 200 grade per rreth 30 minuta.

Pasi ti nxjerrni nga furra i sperkasni gurabiet me leng trendafilli [ ne mungese te tij perdorni ndonje lloj likeri te preferuar qe keni ]
dhe pastaj mbuloni me nje shtrese sheqer pluhuri me bollek, une perdora afersisht 1 kg sheqer pluhur per ti mbuluar te gjitha gurabiet ne tepsi. Lerni derisa te ftohen ashtu, pastaj transferoni ato ne pjatanca ashtu te mbuluara me sheqer pluhur [sheqeri pluhur qe ngel ne tepsi hidheni ne qesen perseri sepse mund te perdoret edhe here tjeter nuk harxhohet i gjithi] 

Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment