Saturday, December 28, 2013

Omelete me laker te kuqe (Receta nga Erjona Balla)


Perberesit:
3 veze
100 gr kackavall Shqiperie
100 gr laker e kuqe
100 gr djath pice
100 gr djath parmixhan
pak vaj ulliri
1 luge majonez
pak qepe
1 thelpi hudher
kripe
piper i zi

Pergatitja:
Grijme pak qepe dhe hudhren ne rrathe te hodha dhe i hedhim ne tigan te para nxehur me vajin e ullirit. Shtojme edhe lakren e prere ne fije te hodha dhe i lem te skuqen derisa lakra te zbutet me pas shtojme vezet me djathin parmixhan,kripe dhe piperin e zi dhe i leme ne flake te ulet deri sa te skuqet omleta. Pasi eshte skuqur i ndajme pjesen larte me thike dhe e mbushim me djathe pice vendosim perseri pjesen e prere dhe e lem perseri ne tigan deri sa te shkrije djathi. E servirim me djathe kackavall siper omletes.

No comments:

Post a Comment