Friday, December 13, 2013

Pite te embla te mbushura me gjize pa kripe (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
300gr miell,
1-filxh kafe gjalp te shkrire,
3 luge sheqer,
1 gote qumesht,
1-luge kafe sode.

Per mbushjen:
300 gr gjize te embel (pa kripe) 
3-luge sheqe,
1-luge kanelle.

Pergatitja:
Hedhim ne nje tas miellin, sheqerin,gjalpin ,soden dhe qumeshtin pak nga pak duke punuar brumin. Brumi duhet te jete si i byrekeve i bute. Marim brumin sic eshte dhe e hapim ne nje pete me te trashe se e byrekeve. Me ndihmen e nje gote e presim ne rrathe. Ne nje tas perziejme mire perberesit e mbushjes dhe marim nje luge te vogel dhe e vendosim ne mes te nje rrethi ,anash e lyejme me pak uje dhe nga lart i vendosim peten tjeter,e mbyllim me ndihmen e nje pirunii dhe e vejme menjane te mbuluar ,keshtu veprojme gjer sa ti mbarojme. Me pas i skuqim ne vaj te nxehur gjer sa te marin ngjyre. Nje embelsire shum e shijshme. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment