Per Pandispagna duhen:
5 veze
6 lug sheqer
6 lug miell
1 pako vanilje
Per kremin e pasticeris duhen:
500 gr qumesht
2 te verdha veze
3 luge miell ose niseshte
4 luge sheqer
Leng portokalli te fresket.
1 kuti me pana.
Pergatisim pandispagnen:
Me mixer rrahim vezet dhe sheqerin per 15 min.
Me pas shtojme miellin e situr me vaniljen.
E rrahim per 5 min dhe me pas e hedhim ne tepsin e lyer me vaj dhe miell ose me leter furre dhe e pjekim per 40 min ne temp 180°.
Pergatisim kremin:
Ne nje tenxhere vem qumeshtin per te zier , pasi ka marre vale qumeshti shtojme sheqerin dhe miellin e situr dhe e trazojme me tel kuzhine qe mos te na formohen kokrra dhe pasi trashet qumeshti e heqim mbas 5 minuta shtojme vezet e rrahura dhe e lem te ftohet pastaj e perdorim.
Marrim pan di spagnen e presim ne 2 pjese, pjesen e pare e lyejme mire me leng portokalli dhe shtojme kremin e pasticerise, vendosim pjesen tjeter te pan di spagnes te lyer perseri me lengun e portokalles dhe siper hedhim kremin e pasticeris te mbetur e mbulojme te gjithe.
Montojme panen dhe e hedhim mbi torte dhe e sbukurojme sipas deshires. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment