Perberesit per brumin:
500 gr miell ,
2 luge gjelle me vaj ulliri ,
kripe ,
uje te vaket sa te jete mjaftueshem per brume te bute ,
Per mbushjen:
2 presh megjithe gjethet ,
200 gr mish te grire,
1 filxhan kafe oriz ,
1 veze ,
djath pice ,
majdanoz ,
krip, piper.
Pergatitja:
Grijme preshet, i skuqim me 4 lug vaj ulliri, hedhim mishin, piper, kripe, majdanoz ,me pas hedhim uje sa te ziej preshi, kur te kete ziere hedhim orizin, e leme te zieje, me pas e fikim dhe e leme te ftohet pak, hedhim nje veze, e trazojm mire, me pas bejme brumin, hapim petet nga tre, veme gjysmat e peteve duke sperkatur me vaj, hedhim masen, petet e mbetura, e presim sipas deshire dhe e pjekim 220° per 35 mint . Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment