Thursday, January 23, 2014

Donuts (Receta e derguar nga Brikena Metaj)


Përbërësit: 
250 ml qumësht, 
1 kg miell, 
1 filxhan çaji gjalpë, 
maja, 
3 lugë sheqer, 
4 vezë, 
2 të verdha veze, 

Përziejmë qumështin me sheqerin sa të tretet sheqeri. Në miell shtojme maja, gjalpë, vezët e rrahura, vanilje. Brumin e përgatitur e mbulojmë sa të dyfishohet vëllimi. 
Brumin e ardhur e hapim petë dhe presim petullat. Për të bërë vrimën e mesit përdorim një gotë më të vogël. 
I hapim në tepsi me letër kuzhine dhe I lëmë sërish të vijnë. I skuqëm në tenxhere me vaj në temperaturë mesatare pasi rrëmbehen shpejt. I vendosim në letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt.
Spërkatim me sheqer pluhur dhe shoqërojmë me reçel sipas dëshirës. Unë kam tre lloje reçeli të përgatitur vetë: reçel manderine, rrushi dhe ftoi. Gjithçka mbetet në dëshirën tuaj.
Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment