Friday, January 24, 2014

Keku i dashurise (Receta e derguar nga Sona Feimi)



4.5 decilitra vaj luledielli
4 kokrra veze
5 decilitra sheqer
3 luge caji sheqer vanilje
5 luge gjelle kakao
7 decilitra miell
3 luge caji sode buke
4 decilitra qumesht

Pergatitja:
Perzihet vaji me sheqerin. Vezet hidhen nje nga nje derisa te behet nje shkume e madhe, mund te perdorim dhe rrafese elektrike. Gjithe perberesit e thate perzihen vec dhe i shtohen mases. Perzierja hidhet ne nje tave katrore dhe piqet ne temperature 125° per 60- min.

Pergatisim gllasene e kekut.
125g gjalp i bute
2 luge gjelle kafe e ftohte
4 luge gjelle kakao
3 luge caji sheqer vanilje
3 decilitra sheqer pluhur
Arre kokosi e grire per lart

Trazohen te gjithe perberesit (pervec arres se kokosit). Pasi keku eshte bere siper kekut te ngrohte hedhim gllase qe pergatitem. E presim ne katrore. Pasi kalojne 10- min i hidhet siper arre kokosi e grire. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment