Friday, January 24, 2014

Tave me spinaq (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



Na ndodh jo rrallëherë që të na mbetet buka për disa ditë rresht dhe të ndodhemi para situatës kur nuk dimë se ç’të bëjmë me të. Ja dy mënyra se si ta shfrytëzoni bukën bajate. 
Tavë me spinaq. Përbërësit: 
1 kg spinaq, 
6-7 feta të holla bukë (e ndenjur), 
gjalpë i tretur, 
qepë të njoma, 
1 filxhan e gjysmë çaji qumësht, 
1 ls lëng limoni, 
djathë i grirë, 
3 vezë, 
kripë, piper.
Pergatitja:
Ziejmë dhe kullojmë spinaqin. 
Fetat e bukës i lyejmë më gjalpë dhe I vendosim në rradhë në tavën e lyer po me gjalpë.
Përziejmë spinaqin me qepë, djathë, lëng limoni, kripë e piper. Pasi rrahim lehtë vezët me qumësht hedhim mbi bukën e vendosur në tavë një gjysmë filxhani e më pas shtojmë spinaqin.
Vendosim mbi të rriska të holla buke. Mbi gjithë sipërfaqen hedhim përzierjen e mbetur të qumështit dhe e lëmë disa min sa ta pijë qumështin.
Piqet në temperaturë mesatare (jo më shumë se 180 gradë). Ju bëftë mirë!.
Mënyra 2: tavë me spinaq e bukë të thatë. Përbërësit: proshutë, qepë, spinaq, 3 gota qumësht, 5 kokrra vezë, 250 gr guda, 1 gotë parmixhano, 1 lugë gjelle mustardë, bukë e ndenjur.
Hedhim në tigan proshutën, shtojmë qepë, spinaqin, kripë e piper. Shtrojmë në tepsi copat e prera të bukës. Mbi to hedhim spinaqin, mbulojmë me guda e parmixhano, hedhim shtresën e dytë me spinaq, mbulojmë sërish me guda e parmixhano. Mbulohet e gjithë përzierja me 3 gota qumësht e 5 kokrra veze dhe 1 lugë mustardë të përziera bashkë. Piqet në 175 gradë për rreth 45 min. Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment