Saturday, January 25, 2014

Liker mandarine (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



Eshtë gjithmonë shumë herë më mirë t’u shërbesh miqve të tu gatime bio dhe të përgatitura vetë. Në këtë rast po ju ofroj një recetë likeri që përgatitet shumë thjesht dhe me pafundësi shijesh. Ju mund të eksperimentoni sipas dëshirës. Deri tani unë kam përgatitur liker manderine, kumbulle, luleshtrydhe dhe shege. Në të gjitha rastet frutat kanë qenë bio, por kjo nuk duhet t’u ndalojë në eksplorimin e shijeve. Nëse likerin nuk e doni shumë të ëmbël mund të pakësoni sasinë e sheqerit.
Liker mandarine. 500 ml konjak 500 gr sheqer 500 gr manderina
I përziejmë të tre përbërësit bashkë në nja kavanoz qelqi, shtojme karafil dhe mbyllim enën mirë. E vendosim në një vend të errët dhe të freskët për 40 ditë. E përziejmë çdo ditë. Në fund të fermentimit e kullojme dhe është gati për t’u shërbyer.

No comments:

Post a Comment