Saturday, January 25, 2014

Tavë me mish të grirë dhe vezë (Receta e derguar nga Brikena Metaj)

Përbërësit 500 g mish I girë 2-3 qepë 2-3 speca me tul 50 gr gjalpë 300 ml verë e bardhë 1 gotë qumësht, Domate ose salcë domateje Vezë Peksimadhe, Kaçkavall Majdanoz, kripë, piper, arrë moskat
Skuqim në gjalpë qepët dhe specat e grirë. Shtojmë mishin e girë, kripë, piper. Kur të jetë skuqur mirë shuajmë me verë. Pasi vera avullon shtojmë domatet e qëruara nga cipa dhe të prera në kubikë, kopër, majdanoz dhe më pas ujë. E lemë sa të ziejë mishi. 
Pasi e kemi hequr nga zjarri dhe është ftohur pak shtojmë qumështin. E hedhim në tavë pjekjeje. Me ndihmën e lugës hapim vendet për të hedhur vezët. Spërkatim sipërfaqen me kripë, piper, arrë moskat, peksimadhe dhe kaçkavall të grirë. 
Piqet në furrë të ndezur më parë në 200 gradë për 15 min. Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment