Perberesit:
500 gr miell ,
250 ml qumesht te vaket,
50 gr gjalp,
1 luge gjelle sheqer,
1 luge kafe kripe,
1 maja buke ,(25 gr )
1 te verdhe veze per lyerjen siper.
Pergatitja:
Ngrohim pak qumeshtin, hedhim majane, sheqerin dhe kripen, i tresim mire, me pas i hedhim te mielli, hedhim gjalpin e shkrire, bejm brumin, e leme ne ambjent te ngrohte per 1 ore te mbuluar, me pas e marim dhe e punojme mire, dhe e bejme ne format qe deshironi, i vendosim ne tepsi me leter kuzhine, i lyejme me furce kuzhine me qumesht, i leme te vijne per 30 minuta, i lyejm me te verdhe veze dhe i pjekim ne 200° per 25 minuta. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment