Friday, January 3, 2014

Qofte me mish pule dhe spinaq (Receta nga Dafina Tushaj)



Përbërësit:
600 gram gjoks pule
250 gram spinaq i freskët
25 g djathë 
1 vezë,
kripë
piper 
panne gratatto (buke e grire)

Ne fillim presim mishin e pules ne copa te vogla si me ken mish i grir ,,dhe e hedhim ne nje tas. Spinaqin e grijme imet dhe e shtojme ne enen ku kemi mishin e pules. Ne nje tigan hedhim pak vaj ullirit dhe hellim brenda spinaqin dhe mishin duke u dhen nje skuqje te lehte sa te zbuten. E leme te ftohet pak dhe ne te shtojme dhe djathin dhe vezen, kripen piper dhe i perzijme mire.

Marrim nga ena dhe fillojme te bejme qoftet. Ne nje pjate heldhm pane gratato , dhe ne nje tjeter kokerr veze. Pasi u japim formen me duar , ne fillim i lyejme ne veze dhe pastaj ne pane gratato.

Ne nje tigan hedhim vaj dhe fillojme ti skuqin qoftet. Pasi i keni hequr nga zjarri , i vendosim ne nje tave dhe i fusim ne furre per rreth 4-5 min ne tem 200 grad . Shoqerohen me patate 
>

No comments:

Post a Comment