Friday, January 3, 2014

Fritate me karrota (Receta nga Dafina Tushaj)



PËRBËRËSIT:
4 karrota të mëdha 
6 vezë
150 gr djathë te prere në kube te vogla
2 lugë gjizë
pak kripë dhe piper
pak vaj ekstra i virgjër ulliri.

PËRGATITJA
Marrim karrotat, i lajme dhe u heqim lekure,,pasi ju kemi hequr lekuren,,i shpelajme me uje dhe i grijme karrotat ne rende shume te holla. I hedhim ne nje ene me uje te kripur per 10 min, pastaj i heqim dhe i kullojme dhe i leme menjane qe te thahen, dmth te kulloje uji pak dhe u hedhim pak vaj ulliri siper qe te zbuten pak.

Ne nje pjate rrahim vezët, sebashku me gjizën, dhe u shtojme pak kripë dhe piper. Pasi masa eshte gati, marim nje tave, jo shume te madhe, masa sa ajo qe perdorim per te bere embelsira, mundesisht ne forme te rrumbullaket. Tek tava vendosim leter furre, hedhim gjysmen e mases se brumit, e rrafshojme, pastaj hedhim karrotat dhe pjesen tjeter te brumit.

Siper i hedhim pak rigon dhe pak vaj ulliri dhe vëmë në furrë në 180 gradë për 30 minuta. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment