Thursday, January 16, 2014

Sallate frutash (Receta nga Sona Feimi)

1 gote uje
1/2 gote me sheqer
2 luge caji vanilje
1 portokalle
1 limon
fruta te ndryshme sipas deshire

Ne nje tenxhere hedhim ujin, sheqerin, vaniljen, portokallen te lare mire me gjithe lekure e te prere me feta ,ne te njejten menyre veprojme dhe me limonin. Te gjitha sebadhku i vendosim qe te ziejne per disa minuta,por do pare here pas here qe te mos hidherohet lengu nga lekura e limonit. Pasi te jete gati lengu e kullojme dhe e leme te ftohet ne frigorifer. Ne nje kupe te thelle copetojme te gjitha frutat qe deshirojme,mollen ,bananen,dardhen pasi i kemi copetuar i shtrydhim limon qe te mos nxihen,i perziejme te gjitha frutat sebashku ,pasi eshte ftohur shurupi qe pergatitem ja hedhim frutave persiper i perziejme te gjitha dhe i vendosim ne frigorifer. Qe te ken mare shijen e njera tjt duhen te rrine ne frigorifer per te pakten 10 ore. I sherbejm ne nje gote me fron si p.sh gote vere. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment