Perberesit:
fileto pule ose kaposhi ,
2 veze ,
3 luge gjelle me kos ,
1 luge gjelle me niseshte ,
1 filxhan kafeje me oriz ,
1 kub supe ,
50 gr gjalp ,
spec djeges ,
piper te zi ,
majdanoz.
Pergatitja:
Bejm ne copa te vogla fileton, i hedhim ne tenxhere, hedhim uje, kubin e supes, pak kripe, piper te zi, i leme te ziejne per pak minuta, me pas hedhim orizin, nderkohe marim vezet, i rrahim ne nje ene, hedhim niseshtene, kosin dhe i perziejme, me pas kur te kete zier orizi, hedhim vezen me kosin, i perziejme mire, i leme te ziejne per 5 minuta, me pas shkrijm gjalpin, i hedhim specin dhe ja hedhim supes, e servirim dhe siper grijme majdanoz Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment