Për kremin:
1 l qumësht
5 lugë miell
8 lugë sheqer
2 vezë
Për mbushjen:
Biskota ose pandispanjë
Arra ose bajame
Reçel sipas dëshirës
Pana për ëmbëlsira (hopla)
Përgatisim kremin e pastiçerisë:
Në një enë (jo alumini) rrahim vezët me sheqer, hedhim miell, pak qumësht dhe I përziejmë. Pjesën tjetër të qumështit e ziejmë dhe kur merr valë shtojmë në të përzierjen. Në fund shtojmë vanilje apo lëkurë limoni, portokalli etj. Nëse dëshironi mund të bëni edhe krem me kakao dhe ta përdorni për dy shtresa.
Në fundin e gotës hedhim biskota të thërrmuara, pandispanjë apo kek (sipas dëshirës), mbi të pak reçel, një shtresë me krem pastiçerie, fruta të thata (arra, bajame, stafidhe), nëse dëshironi mund të shtoni edhe fruta të freskëta (mund të përdorni luleshtrydhe mqs sapo kanë dalë). Vendosni sa shtresa të mundeni.
Në fund përfundon me krem pana ta rrahur me mixer. Zbukurohet sipas dëshirës me reçel, luleshtrydhe të freskët, copa çokollate. Vendosen në frigorifer për 20 minuta.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment