Saturday, February 15, 2014

Byrek me presh (Receta e derguar nga Brikena)


300 gr miell
125 gr gjalpë
300 gr presh
150 gr kaçkavall
2 vezë
100 ml pana
Vaj ulliri, curry, kripë

Përgatitja:
Hedhim miellin e pak kripë. Shtojmë copat e gjalpit dhe përziejmë bashkë, shtojmë disa lugë ujë të ftohtë dhe vazhdojmë të punojmë brumin. Kur përzierja të jetë bërë homogjene formojmë një top, e mbështjellim me plastmas kuzhine dhe e lemë në frigorifer për 30 min.

Hapim brumin një petë dhe e shtrojmë në tepsi të mbuluar me letër kuzhine. Fundin e brumit të shtruar në tepsi e shpojmë me pirun.

Përgatitim mbushjen:
Pastrojmë preshët, grijmë në rrathë jo shumë të hollë dhe I zbutim në zjarr të ulët më vaj ulliri për 10 minuta. I hedhim në tepsi mbi brumin e shtruar dhe I mbulojmë me kaçkavall. Rrahim vezët me pana në një enë,shtojmë curry, kripë dhe e hedhim mbi preshët.
Përthyejmë lehtë anët dhe pjekim në 180 gradë për 30 minuta.

E lëmë të kullojë dhe e servirim. Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment