Saturday, February 15, 2014

Role me cokollate (Receta nga Dafina Tushaj)


Perbersit:
4 veze
130 gr sheqer
100gr miell
30 gr niseshte
1 bustin livieto (baking powder, peciv, pluhur per pjekje)
1 bustin vanilje
nutella
pluhur sheqer
biskota te grira imet

Pergatitja:
Ne nje ene me mikser rrahim te bardhet e vezes deri sa te kene arritur nje volum fryrjet te mire. Nderkohe ne nje ene tj hellim te kuqet e vezes sebashku me sheqerin dhe i miksojme me mikers mire derisa te shkrihet sheqeri.

Pasaj me luge hedhim tek te kuqet e vezes te bardhen e vezes dhe e perziejme lehte duke ruajtur qe mos te ulet dendesia e fryrjes.

Pastaj miksojme ne nje ene miellin me vaniljen dhe livieton duke i perzire te 3 sebashku ,dhe fillojme ti shtojme tek ena me veze me luge nje nga nje dhe i perziejme me luge jo me mikser.

Ne nje tave shtrojme leter furre dhe hedhim masen ne tave, duke e rrafshuar lehtesisht me ndimen e nje luge.

Pasi masa eshte gati e fusim te piqet ne furr te ngrohur me pare ne temperature 190 C per 15 min.

Pasi 15 min, e heqim nga furra, dhe siper shtrojme nje shtres me nutella, dhe me ndimen e nje peshqiri kuzhine te lagur pak, ku ne te shtrojme nje shtres me pluhur sheqer dhe biskota te grira imet si pluhur, fillojme dhe e rrotullojme trungun dhe e leme ashtu te mbeshtjellur per rreth 10 min,sa te zbutet pak.

Pastaj heqim peshqirin dhe rolene e vendosim ne nje pjate, ku siper e sperkasim serisht me nutella per dekorim, para se ta servirim e fusim ne frigorifer per 1 ore. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment