Per te realizuar kete recete na duhen keto perberes :
1)4-5 qepe te njoma
2)500gr mish te grire
3)1 filxhan caji me oriz ne raport me 2 filxhan caji uje
3)vaj
4)kripe
5)nenexhik
6)gjethe rrushi dhe gjethe lakre te ziera por vetem pak jo shume sepse skane nevoj per tu zier shume sepse prishen.
7)2 domate te pjekura.
Pergatitja:
Marim qepen e lajm mire dhe i grijm imet me pas vejm tiganin ne zjarr te ngrohet vaji pasi shikojm qe vaji eshte nxehur hedhim qepen e kavardisim disa here me pas shtojme mishin e kaverdisim disa here se bashku. Pasi te shohim qe mishi eshte gjysem i ziere i grijme dy domatet e pjekura e kaverdisim dhe disa here dhe me pas i shtojme 1 filxhan caji me oriz me 2 gota uje e trazojme lehte dhe e lejm te ziej. Mbasi te kete zier orizi i shtojme ereza si mbas deshires une preferoj me shume nenexhik ose mente .E lem te ftohet harxhen dhe nje nga nje hapim gjethet e rrushit ose lakres dhe i mbledhim mire ne menyre mos te dali harxha i sistemojme mire ne tave duke i hedhur nga nje cope gjalp te vockel fare sa per shije sepse yndyr ka mishi dhe ska nevoje per shume yndyr ky lloj gatimi nderkohe kemi ndezur soben 180º-200º per pak minuta sa te marin ngjyre te florinjt por vetem pak sepse sduhen te thahen.
Kjo pjate shoqerohet me kos. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment