Wednesday, February 19, 2014

Kek me arra dhe karrota (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
300 gr miell ,
200 gr sheqer ,
4 kokrra veze ,
150 gr gjalp ,
2 luge gjelle qumesht ,
1 karrote te madhe ,
100 gr arra te bluara ,
1 pako pluhur per embelsira ,
pak kripe .

Pergatitja:
Shkrijme pak gjalpin, e rrahim me mixser me sheqerin , shtojme vezet ,i rrahim mire ,hedhim qumeshtin, miellin karoten e grire dhe arrat e grira ,i hedhim pluhurin fryres ,pak fare krip i perziejme mire dhe i hedhim ne tepsi te shtruar me leter kuzhine ,e pjekim ne temperature 180 ° per 40 minuta ,me pas e leme te ftohet ,e zbukurojm siper me sheqer pluhur ose sipas deshires. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment