Brum sfoliat
1 kungull
2 karota
Vaj ulliri, kripë
Beshameli:
600 ml qumësht
3 lugë miell
Gjalpë
Arrë moskat
Kaçkavall I grirë
2 vezë,
Kripë
Përgatisim beshamelin: Në një tenxhere hedhim qumështin me pak kripë, arrë moskat dhe e lemë sa të marrë valë. Ndërkohë në një enë tjetër përziejmë miellim me gjalpin: shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin, kripë dhe përziejmë bashkë. Hedhim pak qumësht dhe përziejmë vazhdimisht, deri sa beshamela të jetë trashur dhe të mos ketë kokrriza. E lëmë të ftohet, ndërkohë rrahim vezët, shtojmë kaçkavallin dhe e hedhim tek beshamela e ftohur dhe përziejmë mirë.
Shtrojmë brumin sfoliat (të përgatitur vetë në rastin tim,por mund ta gjeni edhe të gatshëm) në një tepsi me letër kuzhine (në mungesë të saj lyeni tepsinë mirë me gjalpë). Nëse është e nevojshme prisni anët e brumit.
Lajmë karotat dhe I presim në shirita të hollë më ndihmën e një qërueseje patatesh, po kështu veprojmë edhe me kungullin. Hedhim beshamelën mbi sfoliat, mbushim me perime në formë rrethore. Spërkatim me pak kripë dhe vaj ulliri. Pjekim në 180 gradë për rreth 50-60 minuta.
Një pjatë sa e bukur aq edhe e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment