Perberesit e kesaj recete per 8 mini torta jane:
Lloje te ndryshme te frutave sipas gjendjes qe kemi ne shtepi
1) - gjysem molle
2)- 1 banane
3)- 1 kivi
4)- 1 portokalle
5)- 6 kokrra rrushi te zi
7)- 3 luleshtrydhe nese keni.
8)- 8 kek te vegjel te gatshem
9)- 1 kuti krem per torta 200 ml.
10)-pluhur kanelle
11)-kokrra liko qershie
12)- bajame te pjekura vete.
Te gjitha frutat do ti presim ne kuba te vegjel dhe nuk i bashkojme me njera-tjetren por i leme secilen te vecuar. Tek kubat e molles hedhim pluhur kanelle dhe e perzjejme me kubat e molles. Rrahim kremin per torte derisa te behet nje mase e lidhur dhe keket e vegjel i presim ne mes dhe i lyejme mesatarisht me krem ne menyre qe kur te hedhim frutat te ngjiten me kremin. Me pas hedhim nga pak te gjitha frutat dhe shtojme bajamet e thermuara. Me pas i vendosim pjesen e siperme te lyer me krem kekut te voge dhe e shtypim lehte me dore qe te bashkohen. Me pas lyejme pjesen e siperme te kekut me kremin e mbetur(mundesisht hidheni kremin tek ajo pajisja qe i ben me forma) dhe i hedhim edhe siper fruta te ndryshme. Pasi kemi mbaruar me vendosjen e frutave i vendosim siper nje koker liko qershie dhe nje koker bajame te plote dhe bajame te thermuara. Mund ti hedhim dhe shume pak leng likoje me lug siper frutave...I vendosim mini tortat ne frigorifer ...Ne pamundesi te gjeni keke te vegjel te gatshem mund ti beni edhe vete.Ato qe shiten jane 8 cope brenda ne qeske.
Ju befte mire
No comments:
Post a Comment