5 vezë
150 gr sheqer
100 gr gjalpë
150 gr miell
Çokollatë e grirë
Pana për ëmbëlsira
Përgatitim brumin:
Rrahim gjalpin me sheqerin me mixer. Shtojmë në to të verdhat e vezëve, më pas ¼ e të bardhave të vezëve të rrahura më parë veç. Shtojmë pak miell të përzier me aditiv brumi (ose miell ëmbëlsirash), përziejmë, shtojmë edhe pjesën tjetër të të bardhave. Pasi përziejmë me kujdes hedhim edhe çokollatën e zezë kuverturë të grirë. Pjekim në 200 gradë për 20 min.
Pas pjekjes përmbysim pandispanjën e pasi ftohet pak heqim pjesën e brendshme të saj të cilën e përziejmë me pana të rrahur me mixer, arra të grira, fruta të thata të grira ose kokrra të vogla qershie (ose çdo lloj reçeli apo fruta të freskëta dëshironi).
Mbushim me këtë përzierje pandispanjën e boshatisur dhe zbukurojmë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment